Lajme

Arrestohet shoferi i ish-deputet të PS Ilir Beqaj, përndiqte dhe ngacmonte s*ksualisht…

 

Është arrestuar nga efektivët e komisariatit Nr.3 Arben Dani, shoferi i ish-deputet të PS, Ilir Beqja, që aktualisht mban postin e Drejtorit të Agjensisë së Ndihmave dhe Donatorëve.

“Ora News”,mëson se Dani u ndalua në 17 prill, pas një kallëzimi të depozituar në polici nga qytetarja M.M. Kjo shtetase ka pretenduar në denoncimin e dhënë në polici se komshiu i saj në pallat, e ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht për një kohë të gjatë.

Për t’i dhënë fund kësaj situate, gruaja ka vendosur ti drejtohet komisariatit Nr.3, duke depozituar një kallëzim penal ndaj Arben Danit. Pas denoncimit në polici është thirur për tu pyetur, Arben Dani, i cili më pas është arrestuar duke u akuzuar për veprën penale të “Përndjekjes”.

Dani ka dalë die para gjykatës së Tiranës, ku fillimisht prokurori i çështjes ka kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg”. Por pas depozitimit të disa provave materiale nga ana e avokates mbrojtëse, si fotografi dhe gjëndjen e punësimit të të arrestuarit, prokuroria ka mbajtur qëndrim tjetër në sallën e gjyqit,duke i kërkuar gjykatës caktimin e masës ë arrestit në shtëpi për Arben Dani.

Kjo kërkesë e përfaqësuesit të akuzës, është pranuar nga gjykata e Tiranës, duke urdhëruar që shoferi i socialistit Ilir Beqja, të lirohet nga qelia dhe të qëndrojë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Sipas dosjes hetimore, Dani në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur M.M, e cila është banore në të njëjtin pallat ku banon dhe personi i arrestuar. Çështja vijon të qëndrojë ende në hetim nga prokuroria e Tiranës, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë një qartësim të plotë të përgjegjësisë penale të Arben Danit.Ora News

Related Articles

Back to top button