Lajme

I riu vret veten brenda komisariatit /deputeti i PD-së denoncon: nuk u vetvar, por ndërroi jetë nga dhuna barbare e policisë…

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka akuzuar policinë për ngjarjen e rëndë të shënuar mbrëmjen e sotme ku 31-vjeçari Ilvi Meta është vetëvarur në ambientet e komisariatit të Kavajës.

Deputeti demorat shkruan në Facebook se i riu nuk është vetëvarur, por ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës që kanë ushtruar punonjësit e policisë ndaj atij.

Një thirrje, Dashnor Sula e ka për Prokurorinë që të zbardhin ngjarjen e ndodhur në komisariat.

Postimi i Dashnor Sulës:

Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 28 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës. Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë. I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure (4 maj) në ambientet e paraburgimit në Komisariatin e Policisë së Kavajës. Sipas policisë, 31-vjeçari Ilvi Meta është gjetur i vetëvarur në dhomën e izolimit.

I riu ishte arrestuar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi gjykata kishte vendosur ndaj tij, masën e sigurisë arrest me burg për vjedhje.

Related Articles

Back to top button