Lajme

Zelensky bën deklaratën e fortë për Donbasin, do të heqim dorë …

 

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka bërë deklaratën e fortë për mediat vendase duke thënë se mund të heqë dorë nga Donabasi.

Zelensky tha se sot me Rusinë po diskutohet vetëm për rajonet që ata kanë pushtuar, jo për pjesën tjetër që është nën kontrollin e plotë të ushtrisë ukrainase.

Zelensky

“Ne thjesht nuk po flasim për territoret që ata (rusët) kanë pushtuar përkohësisht për momentin. Ne nuk diskutojmë as ndonjë status të atyre territoreve që ishin plotësisht nën kontrollin tonë deri më 24 shkurt. Edhe pse kushtet përfundimtare i kemi dëgjuar që në fillim”, tha Zelensky.

Ai tha gjithashtu se edhe nëse Ukraina do të luftonte për Donbasin do të humbiste mijëra njerëz, por kjo nuk do të ishte zgjidhja përfundimtare, pasi rusët mund të ktheheshin sërish për ta marrë atë pas 10 ose 15 vitesh.

Putin

Sa i përket kritikave për Krimenë, Zelensky tha se nëse do të kishte një zgjidhje diplomatike Ukraina do ta kishte marrë atë, por nuk është aq e thjeshtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button