Lajme

Ish deputeti Myslim Murrizi është kallëzuar disa javë më parë në Prokururori/14 shtëpitë, vilat dhe…

 

Ish deputeti Myslim Murrizi është kallëzuar disa javë më parë në Prokururori nga Policia e Shtetit, me pretendimin se ka fshehur 60 mijë USD transaksione.

Murrizi ka deklaruar se ky kallëzim është hakmarrje e segmenteve të korrupsionit, që ish deputeti i ka kallëzuar në SPAK.

Megjithatë, ish deputeti Murrizi rezulton pronar i një vile vilë 3 kate me vlerë rreth 620 mijë USD.

Murrizi është pronar i 6 apartamenteve me sipërfaqe 662 m2 në Kavajë, përfituar si ortak i shoqërisë “Murrizi 2009”, me kontratë dhurimi.

Myslim Murrizi është pronar edhe i një shtëpie në Durrës, me vlerë 210 mijë USD

Ish deputeti është pronar edhe i 5 njësive ndërtimore me sipërfaqe 414.3 m2 në Kavajë përfituar si ortak i shoqërisë “Murrizi 2009”, me kontratë dhurimi.

Murrizi është gjithashtu pronar i disa tokave në Lushnje me sipërfaqe 4031 m2, 2600 m2, 1000 m2 dhe vresht 500 m2 dhe 32 m2.

Ish deputeti është gjithashtu pronar me 50 % i një shtëpi në Golem, me sipërfaqe 87 m2, me vlerë rreth 77 mijë USD, ndërsa bashkëshortja Shqiponja Ago është pronare e një toke me sipërfaqe 3200 m2 në Lushnjë.

Ish deputeti ka edhe një makinë të tipit ‘Toyota Land Cruiser’ blerë në 2014, me vlerë 78 mijë euro, ndërsa bashkëshortja Shqiponja Ago ka makinë “Toyota Rav4” me vlerë 20 mijë euro.

Murrizi deklaron në vitin 2017 shumën 515 mijë euro ndarje fitimi si aksioner me 30 % në kompaninë ‘Justiniani i Parë’. Ish deputeti deklaron se e ka krijuar këtë pasuri nga të ardhurat nga paga, kreditë dhe sidomos nga kompanitë e tij.

Murrizi është me 50 % pronar i kompanisë ‘Murrizi 2009’, themeluar në vitin 2003 dhe që ka si objekt veprimtaria ndërtimin, shitje karburantesh, restorante, lojëra për fëmijë etj. Ish deputeti rezulton me 50 % aksioner radio-televizionin kabllor ‘TV-BLU’, me adresë në Kavajë.

Kompania është themeluar në vitin 2007, ndërsa Murrizi është bërë aksion në vitin 2012.

Related Articles

Back to top button