LajmeShowBiz

Arbana Osmani prezanton për herë të parë një nga njerëzit e saj të zemrës(Foto)

 

Arbana Osmani tani që është në pritje të ëmbël ka kohë mjaftueshëm për të kaluar në rrjetet sociale dhe për të ndarë me ndjekësit e saj momente dhe gjëra nga jeta e saj e përditshme, familja dhe cdo gjë tjetër.

Ndonëse ka shumë kohë që nuk shfaqet në intervista, Arbana vitet e fundit ka qenë goxha aktive në Instagram. Moderatorja poston përmbajtje të ndryshme me partnerin e saj, Eduart Grishaj, dy djemtë, por edhe me prindërit e vëllain e madh.

Shumë prej jush mund të mos e dinë por ajo ka edhe një vëlla të vogël të cilin nuk e ekspozon në rrjetet sociale. Dhe ditën e sotme e ka bërë një përjashtim.

Vëllai i saj i vogël, i quajtur Sidrit, ka ditëlindjen dhe Arbana i ka bërë një urim publik në rrjetet sociale. Ajo ka postuar në Instagram një foto, në të cilën shfaqen të dy dhe e ka shoqëruar me një urim special.

“Gëzuar ditëlindjen vëllai im i vogël, i cili nuk është më i vogël, por do të jetë gjithmonë i vogli ynë.Sidrit Osmani të kam shpirt”, ka shkruar moderatorja, duke marrë shumë komente që e uronin të vëllain.

Kujtojmë që Arbana ka edhe një vëlla më të madh, me të cilin ka treguar se i ka marrëdhëniet shumë të ngushta. Madje, shpesh herë është shfaqur teksa kujdeset edhe për vajzën e tij, Kenzën.

Related Articles

Back to top button