Lajme

Dhunohet me leva kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që ai t’i drejtohet spitalit të Elbasanit…

 

Ditën e djeshme u dhunua me leva kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi. Ndërkohë ende nuk ka asnjë të dhënë mbi autorët që e sulmuan.

Edhe pse Policia e Elbasanit ka dyshime se sulmi ndaj zyrtarit ka ndodhur për shkak të detyrës, ai nuk ka zgjedhur të bashkëpunojë me uniformat blu. Refuzimi nga Sulkuqi, ka shtuar dyshimet e Policisë se ai i njeh dy autorët e sulmit.

Gjithsesi policia e Elbasanit nuk përjashton pistën që kancelari të jetë qëlluar edhe për arsye personale ndaj është duke vijuar hetimet mbi ngjarjen.

Fillimisht grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ndonëse ndriçimi me led në lagjen muzeale e bën të vështirë identifikimin e dy agresorëve. Disa persona janë shoqëruar deri tani, por pasi janë pyetur mbi ngjarjen ata janë lënë të lirë.

Burime bëjnë të ditur se dy personat, kanë parkuar mjetin në hyrje të rrugës “Egnatia” dhe me shpejtësi kanë arritur te 51-vjeçari e kanë nisur ta godasin me sende të forta. Më pas, ata janë larguar në drejtim të paditur.

Në këto momente Sulkuqi është dëgjuar të rënkojë “ Oh moj nëna ime”. Duke dashur t’i shpëtojë kalimtarëve pasi është banues në lagjen “Kala” i gjakosur është ngritur në këmbë dhe është fshehur në rrugicën më të afërt ku duken ende të freskëta njollat e gjakut.

Gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që ai t’i drejtohet spitalit të Elbasanit për mjekim, ku raportohet se pas marrjes së ndihmës parë është jashtë rrezikut për jetën. Ka qenë spitali i Elbasanit i cili ka njoftuar policinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button