Ambasada gjermane në Tiranë jep lajmin e mirë: do të kemi një lehtësim të procedurave për caktimin e takimeve për marrjen e vizës,Ja kush do të përfitojë…..
Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar se duke filluar nga dita e sotme do të kemi një lehtësim të procedurave për caktimin e takimeve për marrjen e vizës.
Përmes një statusi në “Facebook”, ambasada bën me dije se është shkurtuar koha e pritjes për ata që kanë kontrata pune në disa profesione, kërkime shkencore dhe për ata që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Gjermanisë për studime.
Njoftimi i plotë:
Zyra e vizave informon: me kënaqësi ju informojmë se për kategoritë
Mjek
Au Pair (Babysitter/dado)
Formim profesional
Karta Blu e BE-së/ Kualifikim i lartë
Ligji i emigrimit për punonjës të kualifikuar me diplomë të arsimit të lartë/ profesional
Kërkim shkencor
Vit social vullnetar
Praktikë/ Hospitime
Frekuentim shkolle
Të vetpunësuar
Kurse gjuhe
Studime
Është bërë i mundur rezervimi e një takimi vet/personalisht. Në këtë mënyrë ju ofrojme neve juve më shumë fleksibilitet në përzgjedhjen e takimit dhe shkurtojmë kohën e pritjes. Nëse takimet në një kohë të caktuar janë dhënë, ju keni mundësinë të rezervoni një takim në një moment tjetër, ndaj ju lutemi vizitojeni herë pas here faqen tonë të internetit.
E rëndësishme:
Për aplikimin sipas §26 II Paragrafi V ( Rregulli për Ballkanin Perëndimor) NUK është i mundur rezervimi i takimit direkt. Ju lutemi, të interesuarit të regjistrohen në „ Punësim sipas §26 II paragrafi V/ Rregulli i Ballkanit Perëndimor“. Persona të cilët regjistrohen në kategorinë e gabuar, nuk do të lejohen të aplikojnë.
Ju lutemi, rezervojeni takimin vetëm nëse dokumentacioni juaj është i plotë sipas kritereve të fletëve informuese. Aplikimet me dokumentacion jo të plotë NUK do të pranohen.