Lajme

Dalin pamjet që po ‘thyejnë’ rrjetin: Si nderohet Enver Hoxha në Spanjë(VIDEO)

 

Gazetari shqiptar me shtetësi italiane, Arbër Agalliu, ka treguar si nderohet në Spanjë ish-diktatori shqiptar, Enver Hoxha. Agalliu ka publikuar një video, ku tregohet nderimi për të, edhe 35 vjet nga vdekja e tij.

Agalliu shkruan se videon ia ka dërguar një mike nga Madridi dhe në marshimin e organizuar nga partia spanjolle marksiste-leniniste, shihen dhe fotot e Enver Hoxhës mes atyre të Stalinit, Leninit, marksit etj.

Një mikeshë me pushime në Madrid javën e kaluar më dërgoi këtë video. Ky është marshimi i organizuar nga partia spanjolle marksiste-leniniste Reconstrucción Comunista që u mbajt më 14 prill.

Ndër pankartat e ngritura nga pjesëmarrësit, mund të shihen fotot gjigante të Leninit, Stalinit, Marksit, Engelsit, por edhe të diktatorit shqiptar Enver Hoxha.

Të dashur miq spanjollë, para se të idhulloni figura si ajo e Hoxhës, studioni historinë e Shqipërisë, diktaturën hoxhiste, persekutimet, gjakun e derdhur nga shqiptarët, hermeticitetin e një kombi, racionimin e ushqimit, urinë e vuajtur, frikën, presionin e vazhdueshëm etj, etj.

Asnjë regjim nuk është më pak i keq se të tjerët deri në atë pikë sa të merret si shembull, asnjë regjim nuk justifikohet me shprehjen “ka bërë edhe gjëra të mira”, as ai i Enver Hoxhës.

Related Articles

Back to top button