Flet ish-burri i 30-vjeçares që u vra nga vjehrri dhe hedh dyshimet e rënda…
Një rrëfim për herë të parë në emisionin ‘Me zemër të hapur’ ish-bashkëshorti i Merushe Hazizit, që u vra në Fier nga vjehrri i partnerit të saj ka zbardhur gjithçka në lidhje me marrëdhënien që ai ka pasur me 30-vjeçaren.
Në një lidhje skype, Anueli, ish-burri i 30-vjeçares, tha se shkak i ndarjes së tyre ishte bërë Fajton Hoxha, djali i vrasësit të Merushes.
Ai tha se kishte marrë kërcënime nga ana e Fajtonit, ndërsa shtoi se fëmijët nuk i kishte parë prej 4 vitesh.
Madje ai hodhi dyshime edhe mbi atësinë e dy fëmijëve më të vegjël, për të cilët kërkoi që të bëhet ADN-ja.
“Kërkoj të bëhet ADN e dy fëmijëve të vegjël. Nëse dalin se janë të mijtë do mbaj përgjegjësi”, ka deklaruar ai.
Pjesë nga intervista:
Përtej dhimbjes, Esmeralda u tregua e sinqertë. Cili ka qenë shkaku i ndarjes suaj?
Shkaktar ka qenë Fatjoni. Kemi katër vjet të divorcuar.
E mbani mend momentin kur kërkoi divorcin? E dije që, kishte lidhje me Fatjonin?
E kuptova më vonë, Ajo nuk e pranonte lidhjen. dijeni mora nga Merushja.
Keni pasur përballje me Fatjonin?
Po. Jemi ballafaquar në Fier. Me futi në makinë me zor. Merr ish-kunata dhe na tha që ‘po vinte policia e këto ikën më tej’. Unë nuk bëra asnjë denoncim. Ai më kërcënonte edhe pse rija në Greqi. nga telefoni. Nuk e di se përse më kërcënonte. nuk e ka denoncuar.
Kur ka ikur Merushaj nga shtëpia juaj ka marrë dy djem dhe ka qenë shtatzënë. Pse nuk je interesuar për djemtë?
Më kanë kërcënuar dhe jam larguar nga Shqipëria.
Si e mësuat lajmin e vdekjes?
Nga mediat.