Artan Hoxha paralajmëron: SPAK do të shkojë më tej me arrestimet për çështjen e inceneratorëve.

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se nëse do të ketë ndryshime në qeveri
SPAK do të shkojë më tej me arrestimet për çështjen e inceneratorëve.
“Skema që është ngritur e kam parë të Becchetti.
Me atë skemë na mundi ne. Kjo çështje nisi; shkarpat dhe drutë i solli media, zjarrin ia vunë forcat e opozitës,
SPAK s’ka ku të shkojë më.
Pritshmëria vijon të jetë më larë. Synohet të shkohet më lart.
Ky është hapi i dytë, pasi hapi i parë ishte Elbasani. Çështja e Fierit është tjetërsimi i tokës-truall.
SPAK ka shkuar te bishti.
Gjejmë rastin që të inkurajojmë prokurorinë, që mos t’i nënshtrohet presionit.
E di që opozita kërkon që të arrestohet Rama dhe të lërë karrigen bosh dhe të vijë tjetri.
Nëse do të ketë ndryshim në kabinetin qeveritar, nuhatja më thotë;
SPAK do shkojë dhe më tej”, u shpreh Artan Hoxha.