Lajme

Tronditi Shkodrën/ Ky është momenti kur 55-vjeçari u ekzekutua dje, ja si u larguan autorët(VIDEO)

 

Shkodra u trondit dje nga vrasja e 55-vjeccarit Nazmi Bandulla. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:12 minuta. Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar të gjithë skenën e vrasjes, që është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi, ku shihet se si një mjet ndalon para lokalit ku ishte ulur viktima dhe qëllon me armë.

Në pamje dëgjohet edhe zhurma e armës, ndërkohë që viktima rrëzohet përtokë. Gjithçka duket se ka zgjatur vetëm pak sekonda, ndërsa skena është parë edhe nga disa dëshmitarë, që janë tmerruar nga skena e rëndë.

Autorët, dyshohet se kanë qëlluar disa herë në drejtim të Bandulës nga një makinë tip “Benz” të bardhë me xhama të zinj dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes.

Related Articles

Back to top button