Lajme

Pasi dha dorëheqjen nga çdo funksion, Gramoz Ruçi rikthehet në krah të Edi Ramës(foto)

 

Sapo ka nisur faza e dytë e pinimeve të Kongresit të Partisë Socialiste. Ajo që bie në sy është Gramoz Ruçi që është renditur në krah të kryeministrit Edi Rama.

Ish-kreu i Kuvendit, i cili dha dorëheqjen dhe nga mandati i deputetit pas zgjedhjeve të 25 Prillit të vitit të kaluar, duket se nuk e kursen mbështetjen ndaj Ramës, që në këtë Kongres pritet të bëjë disa ndryshime statutore, që përfshijnë shkarkimin e drejtuesve të dëgeve të PS-së.

Në nisje të pjesës së dytë të Kongresit, i cili tashmë po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, socialistët nderuan himnin e Ukrainës, ndërkohë që tashmë kanë nisur fjalët e tyre eksponentë të lartë, duke nisur nga Damian Gjiknuri.

Në Kongresin e sotëm marrin pjesë në total 1007 delegatë. Më herët, ministrat për rreth 2 orë patën takime në shesh me qytetarët duke u ndarë në 5 forume të ndryshme, që nga bujqësia, politika e jashtme, energjia, shëndetësia e rinia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button