Lajme

Pamjet që po bëjnë xhiron e botës, qielli zbardhet papritur dhe trondit mijëra njerëz

 

Një numër i madh njerëzish në Indi panë se si qielli u zbardh papritur teksa mbi kokat e tyre ndriçonin disa objekte, të cilët binin me shpejtësi të madhe në tokë.

Videot e postuara në rrjetet sociale nga India treguan disa objekte që digjeshin në atmosferë duke dhënë idenë e një asteroidi të madh që binte.

Nuk është vërtetuar ende se për çfarë bëhet fjalë, megjithatë ka të dhëna se bëhet fjalë për një raketë kineze, e cila është rifutur në atmosferën e tokës pasi dërgoi në orbitë disa satelitë.

Në orbitë tashmë gjenden mijëra satelitë, ndërsa shtetet fajësojnë njeri-tjetrin se e kanë mbushur hapësirën me mbetje satelitësh dhe raketash, të cilat herë pas here rikthehen në atmosferë duke shkaktuar spektakle të tilla.

Related Articles

Back to top button