Lajme
E rëndë/ Gjendet një foshnje e pajete në tualetet publike, ishte futur në qese…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qipro mesditën e sotme.
Një foshnje e pajetë është gjetur në tualetet publike në sheshin qendror në Lefkosia. Protothema.gr shkruan se foshnja u gjet brenda një qeseje plastike.
Autoritetet e Qipros thanë se trupi i foshnjes kishte shenja dekompozimi, që do të thotë se bebja ka ndërruar jetë prej ditësh. Autoritetet qipriote po kryejnë hetime për shkaqet e vdekjes./abcnews.al