Lajme

Çekia merr vendimin e rendesishem ndaj Ukrainës/ Ja çfarë po ndodh, publikohen pamjet

Fotot e mjeteve ushtarake në trena në një stacion në qytetin çek të Jihlava, që thuhet se shkon në Ukrainë, janë raportuar në mediat lokale, shkruan BBC.

Ministrja e Mbrojtjes Jana Cernochova tha të martën se Republika Çeke po dërgonte “pajisje ushtarake të rëndësishme” në Ukrainë.

Duke folur ndërsa ministrat e jashtëm të NATO-s u mblodhën në Bruksel për bisedime mbi konfliktin, sekretari i përgjithshëm i aleancës së sigurisë, Jens Stoltenberg nuk pranoi të hynte në detaje se çfarë lloj armësh po i ofronin aleatët Ukrainës.

Megjithatë, Stoltenberg tha se ajo që po bëjnë vendet e NATO-s është “e rëndësishme” dhe gjithashtu përfshin sigurimin e “disa sistemeve më të rënda të kombinuara me sisteme më të lehta”.

Republika Çeke, e cila si pjesë e Çekosllovakisë, ndërsa ka qenë dhe pjesë e Paktit të Varshavës dhe aleate me Bashkimin Sovjetik, u bashkua me NATO-n në 1999.

Tanket thuhet se janë të prodhimit sovjetik ose rus.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button