Lajme

Alarmi për bombë në Fier, policia bllokon qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Një çantë e dyshimtë e vendosur pranë një biznesi në Fier në lagjen “15 Tetori” alarmoi banorët të cilët njoftuan policinë.

Njësia e anti- eksploziv, ka mbërritur në ambientet e jashtme të një lokali në Fier, aty ku dhe ku ndodhet një çantë e dyshimtë. Mësohet se është bllokuar qarkullimi i automjeteve dhe i këmbësorëve.

Burimet për mediat bëjnë me dije se çanta është gjetur në biznesin e 40-vjeçarit Henrik Hoxha, i cili u arrestua në të njëjtën natë me Nuredin Dumanin, jashtë apartamentit ku fshihej i shumëkërkuari.

Në momentin e arrestimit Hoxhajt ju kap edhe një armë në brez. Hoxhaj tashmë ndodhet në burg, ku është marrë në pyetje edhe nga prokuroria për zbulimin e ngjarjeve të tjera kriminale.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ndërkohë që rrethoi zonën e më pas mesa duket ka njoftuar edhe njësinë anti-eksploziv.

Çanta është e zezë, jo shumë e madhe dhe është lënë në një prej karrigeve të pozicionuara anë biznesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button