Lajme

(VIDEO) Mënyra e pabesueshme se si Kina po e kalon Covidin në 2022-in “Supermarketet janë mbyllur! Po i çoni njerëzit drejt vdekjes”/ Dalin pamjet e frikshme, terror masiv ndaj qytetarëve!

 

Mund t’ju duket e pabesueshme, por këta janë pacientët kinezë të sëmurë me Coronavirus në vitin 2022. Ata karantinohen në kuti që duken si arkivole.

Teksa shumica e shteteve në botë po i rikthehen normalitetit, ato çfarë do të shikoni në këtë video, janë masat më ekstreme të Covid që mund të keni parë ndonjëherë.

Qytetarët kinezë monitorohen në çdo lëvizje, madje edhe nga qielli me një dron që lëviz në ajër me magnetofon: Kontrolloni dëshirën e shpirtit tuaj për liri. Mos i hapni dritaret dhe mos këndoni!

Kjo është mënyra e pabesueshme se si Kina po e kalon Covidin në 2022-in. “Supermarketet janë mbyllur! Çfarë të ha e të pi?! Po i çoni njerëzit drejt vdekjes”-dëgjohet të thotë një qytetar kinez i cili përfaqëson dëshpërimin e popullit të Kinës. “Ja ku e kam provën që jam negativ. Më lini të shkoj në shtëpi! Kam leje pune!”- thotë një tjetër.

Njerëzit nën presion kanë nisur protestat teksa i nënshtrohen karantinës më ekstreme të parë ndonjëherë në botë për shkak të Omikronit në Shangai.

Populli është aq i dëshpëruar për ushqim sa po kap ç’të gjejë e t’i çojnë në shtëpi…

Situata atje është aq e keqe sa qendrat e karantinës i përngjajnë kampeve të përqendrimit. Ai vend është i neveritshëm dhe shumë i pisët.

Situata është aq keq sa udhëtarët po i karantinojnë nëpër autobusë. Sado të përpiqet Kina ta fshehë këtë realitet të errët, qytetarët trima po shpërndajnë video online për të ekspozuar të vërtetën.

Mund t’i përngjajë një filmi, por kjo është jeta e vërtetë e njerëzve atje, ku fëmijët po i ndajnë nga prindërit. Njerëzit ulërasin nga dritaret për ndihmë.

-As mos hyni e as mos dilni nga Pekini pa leje.

-Spiunët janë mes nesh dhe mund të dalin pamje në çdo kohë.

-Bëni kujdes me fjalët ose do përballeni me ndëshkime të rënda

-Mos shpreni online mendime për pandeminë.

Kina ishte e para që njoftoi botën për hapjen nga Covid në 2021-in. Ata mbajtën një festë të madhe për të treguar që janë më të mirë se pjesa tjetër e botës. E deri më sot, po aplikojnë masat më ekstreme të para ndonjëherë.

Related Articles

Back to top button