Lajme

I FUNDIT/ Arrestohet në Tiranë biznesmeni i njohur shqiptar,kjo eshte arsyeja…

 

Administratori i kompanisë së frutave ekzotike, Alba Exotic Fruit është vënë në prangat e policisë, i cili ishte në kërkim pasi akuzohet se ne disa raste ka sjellë kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejner me banane.

Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se në kudër të operacionit të koduar “Rada” në pranga është vënë shtetasi Eduart Dauti, 51 vjeç.

 

“Ky shtetas është shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, sqaron policia.

Njoftimi i policise

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, në vijim të operacionit policor të koduar “Rada”, bënë kapjen e shtetasit:

– E. D., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Në kuadër të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, gjatë kontrolleve, në kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”, në disa raste, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë.

OPERACIONET

Operacioni “Rada” ka nisur më 13 korrik të vitit 2021 kur u sekuestrua sasia prej 11 kilogramësh kokainë. Operacioni vazhdoi edhe më 23 korrik, kur u zbulua ngarkesa tjetër prej 6.5 kg, gjithashtu e fshehur brenda kontejnerëve.

Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën dhe iu sekuestruan 7.25 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”. Kompania ‘Alba Exotic Fruit’ rezulton e përmendur edhe më parë në ‘historinë’ me trafik droge, kur në vitin 2019 në kontejnerët e kësaj kompanie në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button