Lajme

E rëndë në Tiranë/ Gruaja bie nga tarraca e banesës ku po punonte….

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë. Një 67-vjeçare ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar.

Policia bën me dije ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fadil Deliu” në kryeqytet. Shtetësja S.Ç. është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.

“Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital” – thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button