Lajme

Ushtari ukrainas u la pa ngrënë e u torturua për 1 muaj nga armiku, tregoi per gjendjen e vështirë të 72 të burgosurve të tjerë ukrainas që vazhdojnë të lëngojnë në burgun ku ai mbahej.

Ushtari ukrainas që i tha në radio luftanijes së Kremlinit “ ikni q***”, u la pa ngrënë dhe u torturua në mënyrë brutale nga rusët pasi u kap dhe u burgos. Roja kufitare Roman Hrybov, 32 vjeç, dhe shokët e tij refuzuan të dorëzoheshin në ishullin e rëndësishëm strategjik të Gjarprit në Detin e Zi në ditën e parë të luftës.

Ata u kapën dhe u mbajtën për një muaj në një burg të fshehtë në Rusi, ku Hrybov humbi thuajse 10 kg, por megjithatë këmbëngul se nuk është hero. Ai u kthye në vendlindje pasi Ukraina me Rusinë bënë shkëmbim të burgosurish dhe tashmë ndodhet në shtëpi duke u rikuperuar.

Nëna e tij Tetiana Rudolfivna Hrybova tha për MailOnline: “Roman vuajti tmerrësisht nga duart e rusëve. E lanë pa ngrënë dhe e rrahën. E trajtuan në mënyrë poshtëruese. Humbi 10 kg.”

Megjithatë, 32-vjeçari thekson se nuk është hero dhe se dëshira e tij e vetme është që të ndihmojë ushtarët e tjerë të dalin nga burgu ku mbahej edhe ai vetë.

Ai tregoi për mediat edhe gjendjen e vështirë të 72 të burgosurve të tjerë ukrainas që vazhdojnë të lëngojnë në burgun ku ai mbahej.

“Rusët i rrahin, i lënë në të ftohtë. Nuk kanë ku të flenë. I lënë të shtrihen në dysheme me duart në kokë. Nuk lejohen as të shkojnë në tualet.”

Sipas Romanit, rusët rrahin edhe civilët e kapur dhe i trajtojnë si të jenë ushtarë. /abcnews.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button