Lajme

Vendi drejt shkatërrimit total/ Zelensky akuza ndaj perëndimit

Ukraina ka hyrë në muajin e dytë të luftës, ku Rusia vazhdon të bombardojë me të njëjtin intensitet. Presidenti i Ukrainës ka dalë me një mesazh të fortë ndaj perëndimit.

Në një akt të ri akuze ndaj perëndimit, fajtor sipas tij se po lëviz shumë ngadalë e me kujdes të tepruar, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky postoi gjatë natës një tjetër video-mesazh.

Sanksionet, janë thjesht masa “passive”, ishte komenti i tij. Nuk e kuptoj, tha Zelensky, konceptin e sanksioneve te lëna pezull, në varësi të lëvizjes së trupave ruse.

“Flitet për sanksione të mëtejshme që mund të vendosen në rast se përdoren armë kimike. Pra, po presin që të përdoren këto armë, kjo është logjika? Dhe ne këtu duhet të rrimë e të presim që të përdoren mbi ne! Nuk mjafton ajo që po bën Rusia për të vendosur ndaj tyre një embargo nafte?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button