Lajme

Ngjarje e rëndë në Vlorë, shënjestër një vajzë

Një “Audi” në pronësi të 29 vjeçares V.H është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në oborrin e një shtëpie në Vlorë.

Sipas policisë, nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

“Më datë 29.03.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, brenda oborrit të shtëpisë, automjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetases V. H., 29 vjeçe.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button