Lajme

Sherr mes vjehrrës, nuses dhe kunates , publikohet audio e rëndë nga sherri…

 

Konflikti mes vjehrrës, nuses së djalit dhe motrës së djalit, Petritit, ka degraduar në dhunë fizike brenda familjes Çepani. Ishte Kristina dhe Petriti të cilët rrëfyen në studion e emisionit me “Zemer të Hapur” se ndiheshin të kërcënuar nga familjarët, kryesisht nga vjehrra dhe kunata e Kristinës, pra nëna dhe motra e Petritit.

Mes të tjerash ata treguan se qëndrimi në shtëpi në të njëjtin ambient të përbashkët ka degraduar në dhunë fizike, nga ana tjetër Kristina pretendon se vjehrra e ka dhunuar dhe se nuk e duan praninë e saj në banesë.

Të njëjtën gjë pohoi edhe Petriti për motrën e tij dhe nënën, ku ndër të tjera ai u shpreh se bashkëshortja e tij dhe vajza ndihen të rrezikuar në banesë.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kunatës, e cila kundërshtoi deklaratën e çiftit duke i akuzuar ata për probleme dhe nusen e vëllait e akuzoi për dhunë ndaj vjehrrës.

Konflikt ky i cili ka çuar në urdhra mbrojtje ndaj palëve. Ditën e sotme ata patën një përballje në studio, nusja, kunata dhe Petriti.

“Pse duhet të bëhem si rasti i Merushes? Ose përndryshe të vihet një kamera në shtëpi. Kam dhe një video që motra e Tiranës ka pohuar që ajo ka ndenjur në Tiranë dhe ashtu ka qenë”, tha Kristina.

Më pas në emision u transmetua nje audio ku degjohet Kristina duke uleritur.

Moderatorja: Kristina, Petrit, gjuha e perdorur nga ju ne kete audio eshte e papranueshme. Kristina aty eshte momenti kur vjehrrës ti i ke gjuajtur me gotë.

Kristina: Problemi ka qenë, ishte mëngjes, ora 8, burri nuk kishte vajtur në punë se i ishte prishur makina. Vjen babai im i jep një shumë se s’kishte lekë. Po bënim muhabet thotë vjehrra duhen paguar dritat. Burri i thotë s’kam do i jap për disa ditë. Vjehrra me tha paske lekë për porosi, se kisha porositur një bluzë në internet e ato lekë mi kishte dhënë babi me mamin kur isha në Tiranë.

I them të lutem vjehrre e dashur mi kane dhënë prindërit e mi apo burri im është punë për mua. Ka ardhur kunata tha dua lekët e ty më tha mua do të nxjerr me një këmbë nga shtëpia, ti nuk më nxjerr dot mua se jam nuse e vëllait tënd.

Marsela (kunata): Po ti ha në restorant.

Petriti (vellai i Marseles): Ajo rri gjithë ditën në shtëpi ka dy vjet që nuk punon, babai ka marrë kurë nga mjekja neurologe, merr 60 mijë lekë në muaj ilace kjo nuk ia ka blerë se nuk më del pensioni për të blerë bukë thotë, kjo nuk punon.

Marsela ne perballje ne linje telefonike me babain e kunates, Kristines.

Moderatorja pyet babain e Kristines: Ka pasur probleme të shëndetit mendor para se të bëhej nusja e Petritit? Nuk të ka dhunuar asnjëherë? As nënën?

Babai i Kristinës: Jo jo asnjëherë, që kur ka vajtur atje është bërë agresive se nuk ka qenë ashtu. Se jam dhe pak i sëmurë unë nuk merrem dot me atë që është aty, cupën time e ka përdorur, kam qenë një baba që s’kam ndërhyrë deri tani.
I ka folur cupës sime kot më koti

Marsela: Po të drejtoj një pyetje ke pasur probleme në gjyqe me vajzën? Vajza jote ka thënë babai im do vijë tu shqyejë tu vrasë familjarisht. I ke thënë prindërve të mi largoji njerëzit nga shtëpia.

Babai i Kristinës: Mos u ashtu se jeni kunata, motër e vëlla.

Marsela: Unë veshët e sytë i kam pasur mbyllur që mos të nxirrja turpin e familjes, jo nuk mashtroj unë e kam aq shkollë.

Babai i Kristinës: Rri urtë zonjë e dashur.

Marsela: Ku ishe ti kur ajo kaloi depresion?

Related Articles

Back to top button