I fundit! Stuhia e frikshme po vjen drejt Shqipërisë, këto qytete duhet të bëhen gati për ditët në vijim!
Veriu i vendit dhe një pjesë e Shqipërisë së mesme nesër dhe pasnesër do të jenë nën pushtetin e shiut. Qendra ciklonike e pozicionuar në gadishullin Apenin, po zhvendoset drejt brigjeve të Adriatikut. Kjo do të sjellë stuhi dhe erë të fortë.
Moti i keq ka goditur fillimisht pjesën e veri-perëndimit të vendit dhe në orët në vazhdim do të prekë të gjithë veriun për të zbritur nesër në Shqipërinë e mesme. Të hënën reshjet do të fillojnë që të largohen nga territori ynë
Temperaturat minimale dhe maksimale:
E Shtunë 23 Prill 2022
Zona malore 7-20°C
Zona e ulët 12-25°C
Zona bregdetare 14-25°C
E Shtunë 23 Prill 2022
Moti do të jetë me vranësira kthjellime dhe reshje me të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8-19°C
Zona e ulët 8-23°C
Zona bregdetare 12-22°C