Nazarko zbulon kush është armiku më i madh i Berishës dhe tregon çfarë po planifikon Basha: Do i hapen probleme të mëdha!
Analisti Shpëtim Nazarko shprehet me bindje te plotë se Kuvendi i 30 prillit që mbajti Sali Berisha, nuk ishte gjë tjetër veçse një përsëritje e së shkuarës.
Ai tha se armiku më i madh i Berishës është koha dhe se kriza në Partinë Demokratike do të vijë pas vendimit të gjykatës së Apelit.
“Për atë që e sheh për herë të parë për ti parë ngjarjet në mënyrë gazmore të kujton barcaletën që thotë se nëse e shikon për herë të parë atë njeri mallëngjehesh, për herë të dytë bezdisesh dhe për herë të tretë uron ta kesh sa më larg. Kështu që ai kuvend ishte thjesht një përsëritës, shkatërrim total i PD që e ka sjellë pikërisht ai person që aty hedh teza të mëdha.
Në këtë sens kuvendi ishte përsëritje e të kaluarës, por duke e kthyer të tmerron. Besoj se armiku më i madh i Berishës ka qenë koha. Dhe analistët më optimistë dhe deputetët që lëvizin sa andej këtej e kanë kuptuar se koha është armiku më i madh i Berishës se ajo nxjerr gjithçka sheshit dhe koha është kundër tij në çdo gjë.
Ai është kandidati i vetëm për garë dhe ngelet në hipotezat optimiste të atyre që ngelen. Non grata e Berishës mbetet një pengesë edhe për partinë dhe besoj se fundi i kësaj historie palët do të ndajnë selinë. Nëse Basha punon do i hapi probleme të mëdha Berishës dhe pas ca kohësh do të jetë kryetari i PD. Dalja nga dera, hyrja nga penxherja janë përsëritëse, dhe pas kësaj krize PD do të ngelet në një udhë pa krye. Kështu që kriza në Partinë Demokratike do të vijë pas vendimit të apelit.”, tha Nazarko.