Lajme

Skandali në Dubai ,Bruno: Vajzat bejne gjithçka për para ,”I pëlqen luksi, sakrifikojnë çdo gjë vetëm për të arritur diçka”/Ka dhe meshkuj escort…

 

Për para, pushime dhe çanta të shtrenjta shumë vajza dhe gra pranojnë të bëhen ndaj tyre veprime jo të hijshme nga burra të pasur arabë dhe evropianë. Sot në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin u diskutua mes Antoneta Koçi, Bruno Shemsho e Enida Përlala. Të tre u dakordësuan se janë fenomene që janë të pranishme por nuk diskutohet me zë në shoqëri apo dhe në media.

“Nuk do ekzistonte nga ana ime, nuk do i pranoj dot disa gjëra. Ky lloj tipi jam dhe mendoj se imoraliteti dhe të qenurit pa ndërgjegje është diçka që i personifikon dhe nuk i bën as për marrëdhënien dhe partnerin. I pëlqen luksi, sakrifikojnë çdo gjë vetëm për të arritur diçka”.

Faktit që është bërë pjesë e medias online me lajme për qëndrimin e tij në Greqi, Bruno u përgjigj duke thënë se ka punuar kur ka qëndruar në një ishull në Greqi.

“I kam me foto. Unë kam punuar në ndërtim, dhe nuk dukem si tip që mund të punoja në ndërtim ndoshta, se ma kanë thënë dhe andej. Ndërsa punoja aty kisha dhe shoqëri, njerëz, se kisha kompaninë e modelingut në atë kohë, shikoja meshkuj që shkonin jashtë që hiqeshin si tip eskortash. Këta ishin si prostituta të pavarura. Ndërkohë në Santorini edhe pse punoja në ndërtim mund të ikja në darkë ta pija një gotë, kur kisha kohë. Aty mund të gjeja atë që kishte miliona dhe pinim të njëjtën gotë, kështu që standardi bie kur ti punon”.

A do bënte ai kompromise për të qenë eskortë? Bruno theksoi se “asnjëherë nuk do ta bënte”.

Antoneta nënvizoi bënte”Përtej faktit që nuk është normal, është diçka e keqe të paktën në perceptimin tim. Është një gjë që të dëmton ty, të tjerët rreth e qark dhe shoqërinë. Dëmet janë dhe psikologjike. Në Shqipëri po e ndjejmë pak më shumë dhe njerëzit janë lehtë të ndikueshëm nga rrjetet sociale. Vajzat po hyjnë në depresion vetëm se filani/filania ka bërë shumë pushime, veshje të kuruar, e ngacmojnë shumë çuna, ndërsa ajo me një rrogë minimaliste. Këto mund ta çojnë në vendime të tilla”.

Sipas saj, shumë njerëz promovojnë në rrjetin social jetën luksoze që bëjnë duke mos treguar burimin e pasurisë, gjë që të krijon dyshime.

“Mesa duket nuk është më problem sepse rritet tregu siç e kam dëgjuar. Pra nënkuptohet që një vajzë merret me atë gjë, shumë persona që janë të interesuar për atë si shërbim e kontaktojnë sepse mesa duket është kthyer në një treg. Në momentin kur promovohet dikush ai ose ajo ka më shumë punë”.

Psikologia Enida shtoi “Ky akt ose ky veprim që zgjedhim të bëjmë dhe marrim një vendim me dëshirën tonë, pavarësisht që është një dëshirë e individit nuk është e brendshme, por e jashtme. Dhe për këtë arsye ndikon në psikologjinë e individit. E rëndësishme është që të mos e reklamojmë këtë si një model për tu ndjekur dhe nuk është normale për ata që ofrojnë këtë shërbimi. Sepse pikëpyetja më e madhe është “Po mirë kush është kënaqësia që individi ka””.

Pyetjes së Ermalit nëse është në paqe një femër që bën jetë të tillë duke mos treguar burimin e të ardhurave apo kur e ndan, Enida pohoi se: “Nuk është në paqe me veten në të dyja rastet”. /abcnews.al

Related Articles

Back to top button