Lajme

Ngjarja e rëndë që tronditi Korçën ditën e sotme / Një nënë dyshohet se futi në një valixhe foshnjen e porsalindur duke i marrë jetën…

 

Ngjarja e rëndë që tronditi Korçën dhe gjithë Shqipërinë ditën e sotme, ku një nënë dyshohet se futi në një valixhe foshnjen e porsalindur duke i marrë jetën, ka qenë temë diskutimi në emisionin “Shqipëria Live”.

Gazetarja e Top Channel Dhorjeta Çule, në një lidhje live me emisionin ka dhënë disa detaje mbi ngjarjen për të cilën tha se e dyshuara autore e krimit, nuk e pranon të ketë bërë një gjë të tillë.

Ajo tha se zonjën e vizitonin vazhdimisht të afërm dhe familjarë të saj por ende nuk dihet nëse ata ishin në dijeni për shtatëzaninë e saj. Sa i takon bashkëshortit, Klodi Hasimllari, ai kishte një muaj që ndodhej në shtëpi dhe vazhdimisht kishte ndjerë një aromë të rëndë por vetëm dje arriti të gjente trupin e pajetë të foshnjës.

Që një muaj më parë vetëm dje ka mundur ta gjejë foshnjen?

Dhorjeta Çule: Ai ka ndjerë një aromë por nuk është ngjarje e përditshme, duke u përpjekur të konstatonte se çfarë kishte ndodhur ka gjetur në valixhe foshnjën pajetë. Ajo që na është thënë është se nëna nuk e pranon ta ketë vrarë fëmijën.

Kush kujdesej për zonjën sepse ishte me probleme mendore?

Dhorjeta Çule: Nga informacionet që kemi zonja bashkëjetonte vetëm me djalin e saj. Ka të afërm që sipas fqinjëve shkonin për ta vizituar por pjesën më të madhe të kohës ajo ishte vetëm. Foshnja ka lindur në shtëpi, nuk ka të dhëna në maternitet.

E ka ndihmuar dikush për lindjen?

Dhorjeta Çule: Nuk kemi informacione nëse ka pasur një lindje të parakohshme apo ka lindur pas nëntë muajsh. Ndoshta ka ndodhur gjithçka brenda mureve të shtëpisë, është shpejt për të folur . Fqinjët dinin që zonja kishte probleme të shëndetit mendor dhe për bashkëshortin që emigronte por asgjë më tepër. Për zonjën kishte të afërm që interesoheshin dhe e vizitonin. Familjarët e saj ndodhen në periferi të Korçës.

Related Articles

Back to top button