Lajme

Ishte kthyer në “makthin” e banorëve në Kuçovë, arrestohet 40 vjeçari, vidhte shtëpi dhe dyqane

 

Burime të komisariatit të policisë Kuçovë bëjnë me dije se pas një pune operative nga inspektoriati, është identifikuar dhe vënë në pranga Alvaro Merka autor i disa vjedhjeve banesash dhe dyqanesh në Kuçovë

Alvaro Jani Merka 40 vjec ka vjedhur banesën e shtetasit Agim Qoraj , banesën e shtetasit Fatmir Minxha dhe garazhin e shtetasit Nikollaq Ndina të treja vjedhje në qytetin e Kucovës në kohë të ndryshme gjatë muajit Prill 2022.

Janë vjedhur sende të ndryshme materiale vegla pune , bizhuteri pije alkolike e sende të tjera me vlerë.

Autori ishte kthyer në tmerin e banorëve të Kucovës të cilë kishin denoncuar disa her për vjedhje banesat e tyre.

Kanë qenë kamerat e një biznesi që kanë zbuluar 40 vjeçarin dhe më pas shenjat e gishtërinjëve .

Materialet i janë ofruar prokurorisë për hetim të mëtejshëm.

Related Articles

Back to top button