Lajme

SOT spektakël në qiell! Çfarë është fenomeni i rrallë ‘Hëna e Zezë’ dhe ja se kur mund ta shikoni me orën shqiptare…

Adhuruesit e yjeve këtë fundjavë kanë më shumë arsye për t’i mbajtur sytë nga qielli. Hëna e dytë e re e Prillit, e quajtur ‘Hëna e zezë’, do të shihet të shtunën, më 30 prill, 22:22 me orën shqiptare. Sipas NASA-s, Hëna e re do të përkojë me një eklips të pjesshëm diellor, i cili mund të shihet nga njerëzit në Antarktidë dhe pjesë të Amerikës së Jugut.

Eklipsi i pjesshëm diellor nuk do të jetë i dukshëm nga Britania e Madhe apo SHBA, megjithëse mund të shihet përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në internet.

Gjithashtu të shtunën, Afërdita dhe Jupiteri, dy planetët më të ndritshëm në qiell, do të afrohen aq shumë saqë do të duken se gati mund të përplasen, ose do të duken sikur po “puthen”.

ÇFARË ËSHTË NJË HËNË E ZEZË?

Edhe pse nuk është një term i pranuar astronomik, “Hëna e zezë” i referohet një Hëne të re të dytë që shfaqet brenda një muaji. Mund t’i referohet gjithashtu mungesës së një hëne të re në një muaj, ose Hënës së tretë të re në një sezon astronomik me katër hëna të reja.

Një Hënë e tretë e re në një sezon me katër Hëna të reja është një ngjarje mjaft e rrallë; ndodh rreth çdo 33 muaj, afërsisht çdo dy vjet e gjysmë.

Termi “Hënë e zezë” është në kontrast me “Hënën blu”, e cila është hëna e dytë e plotë në një muaj kalendarik.

 

Related Articles

Back to top button