Lajme

Ngjarje e rëndë/ Vrasje me armë zjarri për larje hesapesh…

 

Pasquale Di Balsamo, 22 vjeç dhe Vincenzo Tortora, 21 vjeç, janë vrarë në komunën e Acerrës, në Itali.

Dy viktimat janë emra të njohur për policinë me precedentë të mëparshëm penalë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, dhe rreth orës 01:30, Tortora u dërgua në klinikën Villa dei Fiori i plagosur nga të shtëna me armë zjarri. Njëri prej plumbave e kishte kapur në kokë.

Pas rreth një çerek ore, ambulanca transportoi edhe Di Balsamon i cili kishte marrë 3 plumba. Të dy nuk mundën t’i mbijetonin plagëve dhe vdiqën në spital.

Karabinierët e njësisë hetimore Castello di Cisterna po hetojnë ngjarjen.

Vrasja e dyfishtë dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh në Camorra, por për momentin nuk përjashtohen hipoteza të tjera.

Related Articles

Back to top button