Lajme

Erdhen plakat e Prillit! “Çmendet moti”, priten reshje bore….

Me sa duket plakat erdhën me Prillin. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë fundjavës.

Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtëra me diell. Reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar.

Hera-herës në intervale të shkurtëra kohore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonat malore reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet deri mesatar.

Era do të fyjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-18m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button