Lajme

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndan lajmin e trishtë, “U prehsh në paqe trim”…

 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i shpreh ngushëllimet familjes dhe kolegëve të nëntetarit Erjon Naska, i cili u nda papritur nga jeta këtë të martë.

“Tej mase i hidhëruar nga lajmi i tmerrshëm i ndarjes së papritur nga jeta të nëntetar

Erjon Naska, pjesë e batalionit të dytë të këmbësorisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së nënoficerit dhe kolegëve! U prehsh në paqe trim”, shkruan ministri Peleshi.

Lajmi i trishtë është bërë me dije nga miqtë dhe kolegët e nëntetar Erjon Naskës në Forcat e Armatosura. Ata e quajnë “Zemërluani i togës se pare, djali qe nuk prishte kurrë qejf, djali qe u jepte moral te gjithëve…”

Related Articles

Back to top button