Lajme

Artan Hoxha shpërthen i revoltuar për atë që po ndodh në Tiranë/Te “mbjellim” betonin orbital me paret e korrupsionit shteteror…

 

Gazetari Artan Hoxha ka ndarë në rrjetet sociale disa foto panoramike nga Tirana, ku trego sesi edhe kodrat po shpyllëzohen për t’u mbuluar nga betoni.

Natyre e qete….Kodrat e Tiranes, Prill 2022.

Parrulla ne kohen e qoftelargut ka qene:

“T’u qepemi kodrave e maleve dhe t’i bejme pjellore si fushat”….

Tani parrulla eshte kthyer ne:

“T’u qepemi kodrave e maleve dhe t’i mbushim me beton si fushat”….

Po ai qoftelargu, maksimumi brezare per vreshta dhe kullota hapte, kurse keta te sotmit te betonojne aq forte sa do e kishte zili edhe xhenjo e Alfred Moisiut.

Mezi i shkulen per jave e jave te tera, ullinjte shekullore ne kodrat e Tiranes.

Nje goxha kompleks banimi me vila luksi, do ndertohet mbi betonin e derdhur lume.

Per cmimin?! Me mire mos pyesni!!!

Pasi te “mbjellim” betonin orbital me paret e korrupsionit shteteror, qe jane shume me teper ne qarkullim, se paret e narkotrafikut, qe sjellin “çunat” nga Ekuadori, do te mbjellin dhe ndonje peme neper taraca per te na mbushur mendjen, se po krijojne “pyllin orbital”…

Related Articles

Back to top button