Ekspertja e Sizmologjisë flet për lëkundjen e fuqishme: Mund të ketë edhe më shumë/“Përdoruesit e telefonave Android kanë marrë një mesazh mbrëmë …
Pas tërmetit që goditi zonën e Stolacit mbrëmjen e të premtes, Qendra për Sizmologji ka regjistruar një sërë tërmetesh me magnitudë më të vogël në zonën e Bosnje-Hercegovinës.
“Pas tërmetit të parë të fortë prej 5.6 ballë të shkallës Rihter, ishte normale të priteshin një seri pasgoditjesh. Ne i monitorojmë, i regjistrojmë dhe i përpunojmë të dhënat gjatë gjithë natës dhe mund të them se ishin 12 të tilla dhe e fundit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 8.20”, tha Merjema Genjac, eksperte për sizmologji në FHMZ.
Ajo shton se priten tërmete më të forta në Bosnje Hercegovinë, raporton media vendase “Avaz“.
Sipas ekspertes, numri i dukurive të tilla ka qenë nën mesatare për një kohë të gjatë, kështu që energjia është akumuluar. Ajo kujton se tërmetet, forca e tyre dhe zona ku do të ndodhin, është e pamundur të parashikohen.
“Së shpejti do të bëjmë një analizë për të parë se sa energji është liruar nga këto tërmete, për momentin, 13 tërmete janë regjistruar në Bosnje-Hercegovinë dhe ka mundësi që të ketë edhe më shumë – thotë Genjac.
“Përdoruesit e telefonave Android kanë marrë një mesazh mbrëmë, por po flasim për njoftimin e tërmetit në vetëm pak çaste. Pajisja jonë transmeton valë elektromagnetike dhe ai sinjal na erdhi më shpejt se vetë vala. Jemi duke punuar në këto aplikacione në disa institute”, theksoi gjithashtu ekspertja Merjema Genjac.