Stil dhe Jete

Shokon vajza nga Shkodra: Babi me vdiq në një aksident tragjik, dashnori i mamit zhvishet para meje dhe nxjerr…

Historia e saj: Babi me vdiq në një aksident tragjik. Prej atij moment jeta ime është shkatërruar totalisht. Isha 12 vjeçe e gjysëm, kur mami na solli në shtëpi një burrë, që më vonë e kuptova se e kishte të dashur, pasi në fillim më tha se është kushërini i saj që ka jetuar jashtë shtetit, por tani do jetonte me ne, për t’na mbrojtur. Jam vajzë e vetme e s’kam as motër e as vëlla.

Nuk thashe gjë, sepse mendova se kjo gjë do ta bënte të ndihej më mirë mamin. Në fillim ishte ok. Por pas disa muajsh nisi të bënte gjëra që më bënin nervoze.

Kur isha vetëm me të në shtëpi, ai dilte i zh…veshur nga dhoma nga banja. Pastaj më kërkoi ta prekja. I shmangesha, por nganjëherë nuk mundja dhe kisha frikë t’i thoja boll. Ndihesha aq keq sa nuk dija a duhet t’i thoja mamit. Nuk dija as si t’ja thoja.

Kur po grindesha një ditë me mamin i thashë se e urreja të dashurin e saj e që e kisha kuptuar që nuk e kishim kushëri. Se me kushëririn nuk flihet në një dhomë.

Kulmi ishte kur mami më tha që nuk duhet të vishesha provokuese nëpër shtëpi se shalët me ishin zgjatur shumë. Aty jam mërzit shume dhe kam qarë dy javë.

Më doli shkolla për në Angli dhe arrita të iki nga shtëpia. Me mamin kam komunikim shumë të pakët në telefon prej vitesh, kurse atë s’dua ta shoh kurrën e kurrës.

Related Articles

Back to top button