Lajme

Pritet cikloni i fuqishëm të enjten! Ja se çfarë e pret Shqipërinë…

 

Po i afrohemi dhjetë-ditëshit të fundit të muajit Prill dhe kjo masë e pazakontë dhe mjaft e ftohtë ajrore ka ndikuar në uljen e dukshme të temperaturave në rajonin tonë, madje në shumë rajone pati edhe reshje bore, veçanërisht në disa vise kodrinore-malore, ndërsa fjolla afatshkurtra bore kishte edhe në disa vise pak më të ulëta mbidetare. Temperaturat janë rreth 15 gradë nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

Përderisa Evropa perëndimore këto ditë po përjeton temperatura dhe mot të vërtetë pranveror ndryshe është situata sinoptike në Evropen lindore dhe juglindore

Nesër (e martë) gjatë ditës priten rritje të lehta të temperaturave, megjithatë kjo masë mjaft e ftohtë ajrore “fjalën përfundimtare” pritet ta jap ditën e mërkurë kur edhe priten që një ciklon potent dhe i shpejtë të përfshijë territoret tona me reshje shiu e bore. Nëpër ultësira priten kryesisht reshje shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore priten reshje bore. Reshje bore mund të ketë edhe në disa vise më të ulëta mbidetare, por në shumicën e ultësirave priten vetëm reshje shiu. Në viset malore e mërkura mund të jetë një ditë e vërtetë dimërore.

Së bashku me ciklonin e shpejtë pritet të largohet edhe masa e ftohtë ajrore duke filluar nga e enjta kur priten rritje të ndjeshme të temperaturave, megjithatë moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe i ndryshueshëm dhe herë pas here përpos intervaleve kohore me diell priten vranësira dhe riga lokale shiu.

Gjatë ditës së enjte në Mesdheun perëndimor dhe qendror pak përtej Italisë pritet të krijohet një ciklon i fuqishëm dhe ky ciklon do të “aktivizojë” erërat jugore në rajonin tonë duke rritur temperaturat, por njëkohësisht duke sjellur edhe mundësi që herë pas here të ketë riga ose rrebeshe të izoluara shiu./MeteoBallkan

Related Articles

Back to top button