Lajme

(Video)Joe Biden zgjat dorën në ajër, kush është ‘krijesa e padukshme’ që komunikon Presidenti?

 

SHBA – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka habitur publikun të enjten, pasi mbaroi një fjalim për krizën e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit të vendit.

Pasi mbaroi fjalën, 79-vjeçari u kthye anash dhe shtriu dorën si për t’u përshëndetur me ndonjë njeri.

Ky moment i çuditshëm po qarkullon në rrjet. Në pamje shihet presidenti amerikan teksa i shtrin dorën për t’u përshëndetur me ‘njeriun e padukshëm’, ndonëse pranë tij nuk ka asnjë person.

Pasi kuptoi se nuk kishte me kë të shtrëngonte duart, Biden ndaloi, pa përreth për një moment dhe më pas u largua nga foltorja.

Senatori Ted Cruz e ka shpërndarë këtë moment në “Twitter” dhe e ka shoqëruar me dy sy të çuditur.

Ndërkohë javën e kaluar, Biden dukej i çorientuar gjatë një eventi ku ish-presidenti, Barack Obama, vizitoi Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga largimi nda detyra.

Related Articles

Back to top button