Lajme
Ngjarje e rëndë! Sulmohet me armë zjarri qendra tregtare, 10 të plagosur dhe…
![](https://i0.wp.com/tokenoto.com/wp-content/uploads/2022/04/LAJM-I-FUNDIT-1-1-2.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
– Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në Karolinën e Jugut, SHBA.
Policia lokale bën me dije se bëhet fjalë për Qendrën Columbiana, një qendër tregtare në kryeqytetin e shtetit.
Një person që nuk është identifikuar ende ka qëlluar me breshëri plumbash drejt njerëzve që kishin mbushur qendrën tregtare si çdo fundjavë.
Për pasojë raportohet se 10 persona janë plagosur e janë dërguar në spital.