Lajme

Kreshnik Spahiu nxjerr faktin: A e dini që Shqipëria ende…

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu ka bërë një krahasim mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku u shpreh se kjo e fundit ka “Kadastrën e Pemëve”. “Kanë 90 miliardë pemë ndërsa Shqipëria ende s’di sa shqiptar janë në total në tokat shqiptare apo jashtë saj”, tha Spahiu.

Postimi i Spahiut

– A e dini se Gjermania ka “Kadastrën e Pemëve”?

Kadastra regjistron: Moshën e pemës, ngjyrën, pronarin e saj, vendodhjen dhe gjëndjen “shëndetësore”.

– A e dini që një pemë e “sëmurë” para se të pritet aprovohet në Komision ekspertësh biolog.

– A e dini sa pemë kanë ata në total? – 90 miliardë

Shqipëria ende s’di sa shqiptar janë në total në tokat shqiptare apo jashtë saj?

– Shtet që s’di sa popull ka.

– Shtet që s’di sa territore shqiptare janë.

– Shtet që s’di sa prona ka.

– Shtet që ka më shumë pasuri të parregjistruara sesa , të ligjëruara apo hipotekuara.

 

Related Articles

Back to top button