Lajme
Çfare po ndodh me motin ditet e fundit?Orteqet e bores bllokojnë rrugët

Përkeqësimi i motit ditëve të fundit ka bërë që në Theth të bjerë sërish dëborë.
Mësohet se nga trashësia e madhe e dëborës në zonën e Qafë Thore-Theth, të krijohen orteqe bore, të cilat kanë bllokuar rrugët kryesore.
Në vendngjarje kanë shkuar borëpastrueset, të cilat po bëjnë të mundur pastrimin dhe hapjen e rrugëve.