Stil dhe Jete

Rrëfimi i studentes qe po perhapet me shpejtesi ne TikTok: Dal me meshkuj që të ngop barkun me bukë!

 

Videoja e një studenteje në TikTok, në të cilën ajo tregon se ka shkuar në 16 takime radhazi vetëm për ushqim, për të mbushur barkun me bukë, ka ngjallur reagime dhe kritika të forta.

Pjesa më e madhe kanë mbajtur qëndrim, por shtrohet pyetja: Vallë që të gjithë këta komentues kanë pasur mundësi të jetojnë pa telashe financiare?

Shumë studentë, e vërteta është se në vitet e universitetit hasin shpesh probleme financiare. Në përpjekje mbijetese ata u drejtohen ushqimeve të çastit, si pite a byrekë, ushqimet e shpejta që gjenden në fast fond, si dhe produkte të tjera jo të ushqyeshme.

Megjithatë, metoda e McCall Brock-ut për t’u përballur me të gjitha këto vështirësi në vitet studentore, nga disa u cilësua si “gjeniale”, por u kritikua nga të tjerët.

Në këtë video të shkurtër në TikTok, McCall Brock zbuloi: “Në universitet, kur më mbaruan paratë për ushqim, hyra në një aplikacion takimesh dhe për 16 ditë kisha 16 takime për darkë me radhë. Duhet të ushqehesha”.

Vajza tregon se të gjithë meshkujt me të cilët doli, kishin vetëm një qëllim: Të dilnin me të dhe të kishin raport intim me të. Por ajo e kishte mendjen tjetërkund, të ngopte barkun me bukë!

Në rrjet plasën komentet. Disa thanë se është treguar vajzë e zgjuar. Disa e kritikuan dhe e etiketuan si pabukse. Por plot të tjerë pohuan se gjenin veten në rrëfimin e saj.

A keni dhe ju një histori të ngjashme. Na e tregoni duke ruajtur anonimatin sipas dëshirës, duke na shkruar më poshtë

Related Articles

Back to top button