Stil dhe Jete

Gazeta online “Folha de Sao Paolo” bëri një shkrim ku i jepte lamtumirën mbretëreshës Elizabeth / Lajmi që po trondit rrjetin

 

Një artikull i tërë për mbretëreshën Elizabeth ka bërë lëmsh rrjetin. Queen.gr raporton se gazeta online “Folha de Sao Paolo” bëri një shkrim ku i jepte lamtumirën mbretëreshës Elizabeth, lajm i cili pak minuta më vonë u fshi, mirëpo të shumtë ishin ata që e kishin lexuar.

Menjëherë pasi fshinë lajmin shtëpia botuese postoi një deklaratë, duke kërkuar falje: Është praktikë standarde në gazetari që të përgatiten histori për situata të mundshme, siç janë vdekja e liderëve botërorë, të famshëm dhe figurave publike. Folha i vjen keq për gabimin. Teksti është hequr.

Megjithatë, lajmi mori dhenë në rrjetet sociale, duke shkruar: “nuk vdiq mbretëresha por gazetaria”. Kjo gafë u komentua nga “Thë Guarduan”, duke thënë se ishte “qesharake”, për pak sa nuk kishim një incident diplomatik.

Related Articles

Back to top button