Lajme
Ngjarje shume e rëndë, 13-vjeçarja nga qyteti i Lezhës bie nga dritarja e katit të tretë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lezhës, ku një 13-vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të tretë të pallatit ku ajo jeton.
Burimet nga policia bëjnë të ditur se e mitura është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës, për të marrë kujdesin e duhur mjekësor.

Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.