LajmeStil dhe Jete

Kujdes femra! Ja në cilën periudhë të vitit meshkujt duan më shumë…

Me kalimin e kohës, s*ksi shpesh nuk është prioritet. Puna, detyrimet, fëmijët, problemet, mungesa e kohës dhe humorit kontribuojnë që ai të dale në plan të dytë.

Për rrjedhojë, shumë çifte mezi presin pushimet verore për të rindezur marrëdhënien e tyre. Humori i relaksuar, dielli, deti, të gjitha ju krijojnë kushtet e duhura për të kaluar përvoja të paharrueshme dashurie… apo jo?

E megjithatë kjo nuk vlen për të dyja gjinitë, pasi hulumtimet tregojnë se meshkujt duan të bëjnë më shumë s*ks gjatë muajve të dimrit.

Në një studim të fundit të botuar në Psikologjinë e Seksualitetit Njerëzor, studiuesit shqyrtuan 114 burra për sa i përket perceptimit të tyre për atraktivitetin e dy grupeve të fotografive, një me një fytyrë femre dhe një me një trup femëror.

Pjesëmarrësit i shikonin këto imazhe çdo 3 muaj për një vit, dhe studiuesit vunë re se nivelet e tërheqjes për imazhet e fytyrës nuk ndryshonin por për imazhet e trupit kishte nivele të luhatshme, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë.

Nga dhjetori në shkurt, nivelet e tërheqjes u rritën dhe arritën kulmin, ndërsa në qershor, korrik dhe gusht arritën nivelet më të ulëta.

Studiuesit theksojnë se në dimër kur femrat janë të veshura, ato i emocionojnë meshkujt më shumë se në verë. Studime të tjera sugjerojnë që ne të kalojmë më shumë kohë në shtëpi në dimër.

Gjithsesi nuk ka pse të na bjerë humori, le të shijojmë  dhe gjatë dimrit do të përqafohemi edhe më fort./abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button