Lajme

Shqiptari që hodhi macen në det, rrezikon 5 vite burgim…

 

Shqiptari i cili u arrestua në Greqi pasi u shfaq në një video duke shkelmuar dhe hedhur në det një mace është figurë e njohur policinë greke, raporton protothema,gr.

Ai rrezikon të burgoset me 5 vite burgim për keqtrajtim të kafshës.

Shqiptari është arrestuar sërish nga autoritetet greke në vitin 2017 në Igumenicë për trafik droge, pasi u kap me një sasi prej 67 kilogramësh kanabis sativa që po transportonte nga Shqipëria.

Pas arrestimit 30-vjeçari u dërgua në burgun e Korydhalos.

Ndërkohë arrestimi i tij ditën e djeshme, 2 maj u bë, pas publikimit të videos, ku ai shfaqet duke keqtrajtuar kafshën.

Lidhur me arrestimin e tij reagoi edhe ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos.

“Pak më parë policia greke ka arrestuar një person që ka goditur me shkelma dhe ka hedhur në det një kotele”, ka shkruar Takis ai në postimin e tij në Twitter.

 

“Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por në çdo rast është çështje humanizmi dhe kulture. Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke”, shtoi ai.

I riu i lindur në vitin 1992 është me origjinë shqiptare dhe është arrestuar në banesën e tij, ndërsa hetimet paraprake sipas Policisë i ka ndërmarrë AT Istiaia.

Në fakt, sipas informacioneve, 30-vjeçari është i skeduar për drogë dhe është identifikuar nga tatuazhi në këmbë i cili shfaqet në video.

Në Greqi torturimi i kafshëve është një vepër penale dhe dënohet me gjobë deri në 50 mijë euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet./abcnews.al/

Related Articles

Back to top button