Lajme

Aksidenti tragik në Maliq, zbardhen detajet: Këmbësori iu hodh ‘Benzit’ në lëvizje, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor…

 

Është zbardhur dinamika e aksidentit të sotëm në Maliq, ku humbi jetën një këmbësor.

Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa.

Mësohet se familjarët po e kërkonin në të gjithë zonën, ndërsa shoferi i ‘Benz-it’ i kishte kërkuar që të kthehej në shtëpi. Menjëherë pas kësaj, shtetasi me inicialet K.H është hedhur drejt makinës që ishte në lëvizje.

Fatkeqësisht edhe pasi u dërgua me urgjencë në spital, ai ndërroi jetë, ndërsa shoferi është shoqëruar në komisariat.

Ja njoftimi i policisë

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H., banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit L. T., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksiden

Related Articles

Back to top button