Lajme

(VIDEO) Në vend të minatorëve për të protestuar për të drejtat e tyre, bulevardi para Bashkisë së Bulqizës ‘zabtohet’ nga qentë e rrugës

 

Në sheshin para Bashkisë Bulqizë këtë të diel duhej të ishin minatorët e udhëhequr nga sindikatat për të protestuar për të drejtat e tyre.

Por as sindikatat nuk zhvilluan protestë e as institucionet vendore nuk zhvilluan asnjë aktivitet si festë e 1 Majit.

Në sheshin para godinës së Bashkisë së Bulqizës kanë dalë në formë “proteste” qentë endacakë.

Një tufë qensh kanë dalë në bulevard, ku në fakt në vend të tyre duhej të ishin njerëzit për të kërkuar të drejtat e tyre.

Related Articles

Back to top button