Lajme

Forcat e Kievit goditasin postën kufitar, Aleati i Putinit reagon pas sulmit nga raketat ukrainase…

 

Forcat ukrainase goditën një nga postblloqet e ushtrisë së Vladimir Putinit brenda territorit rus për të dytën ditë radhazi.

Predhat goditën postën kufitare Krupets në Kursk, Rusi jugperëndimore, rreth orës 15:30 me orën lokale. Lajmi u bë me dije nga guvernatori i rajonit.

Në një video të postuar në Telegram, aleati i Putinit, Roman Starovoit tha se disa predha artilerie goditën pikën kufitare, ndërsa shtoi se nuk ka të vrarë e as të plagosur.

“Falë Zotit që askush nuk u vra. Ju uroj të gjithëve një mbrëmje të mirë”, u shpreh ai.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës nuk bëri asnjë koment për sulmin e raportuar nga pala ruse, sulm ky i cili nuk është verifikuar nga burime të jashtme.

 

Kjo është goditja e dytë në pikën e kontrollit të Krupets në dy ditët e fundit, pasi forcat e Kievit goditën postën kufitare rreth orës 8 të mëngjesit të djeshëm.

Related Articles

Back to top button