Lajme

E pabesueshme, dy të panjohur përplasen në “Shihemi në Gjyq”, ja se çfarë i ka sjellë përballë njëri-tjetrit

 

Leonardi dhe Leonora janë dy njerëz që nuk e kanë njohur njëri-tjetrin deri ditën e sotme kur janë përplasur në “Shihemi në Gjyq”. Shkak për ardhjen e tyre në “E diela shqiptare” në Tv Klan është një pjesë toke që Leonora e ka përfituar në vitin 2001, një hapësirë prej 20 dylymë në Grizë. Vdekja e bashkëshortit e la këtë grua me 8 fëmijë jetimë, të cilëve për t’iu dhënë një jetë më të mirë, ajo vendos t’i marrë për në Greqi duke kërkuar ndihmën e fqinjit të saj.

Leonora: Më dha ferma 20 dylymë tokë me tapi dhe në 1999 më ka vdekur bashkëshorti dhe ngelem me 8 fëmijë jetimë. Në 2002 kam ikur për në Greqi. Kisha gjitonin Arilla Golloshi dhe i thashë të më çonte në Greqi bashkë me jetimët.

Leonard: 8 fëmijë, mori lekët zonja, iku u sigurua në Greqi, u zhduk…

Eni Çobani: Nuk u sigurua me lekët e tua.

Leonard: Unë s’e njoh atë, vetëm emrin i di.

Leonora: Ti nuk e di çështjen. Megjithatë, i thashë “lekë të të jap në dorë nuk kam, kam 20 dylymë tokë, të të jap 10”.

Eni Çobani: Ai çfarë do të jepte ty?

Leonora: Ai do më çonte në Greqi.

Eni Çobani: Me dokumenta false?

Leonora: M’i bëri të vërteta, ato dolën false. Nuk kishte njeri të shiste tokën, më çoi në Greqi, më mori dhe 1 milionë dhrahmi që nuk e kishim absolutisht në letër.

Ardit Gjebrea: I kishe ti 1 milionë dhrahmi?

Leonora: M’i dha motra.

Gjatë kësaj kohe, Leonora rrëfen se zoti Arilla Golloshi kishte mundur të gjente një blerës për tokën e ofruar nga ajo. Ky blerës ishte vëllai i Leonardit, zoti Vasillaq Mile.

Leonora: Më merr në telefon pas një viti kur isha në Greqi, më thotë “Leonora, gjeta një njeri për të shitur tokën”.

Eni Çobani: 10 dylymëshin?

Leonora: Po, kthehem unë, shkojmë te noterja, bëjmë të gjitha ato, kisha dhe tapinë me vete, atje ai kishte furgonin e tij, thotë të vijë dhe Vasillaq Mile të të japë lekët.

Eni Çobani: Vasillaqi është vëllai i zotërisë?

Leonora: Po, unë atë fytyrë nuk e njoh. Megjithatë, hipi në makinë dhe më thotë Arilla “më jep tapinë origjinale të tokës që ta ndaj me Vasillaqin dhe do të të jap lekët”. Prit sot, prit mot deri sot s’kam marrë kokërr leku./tvklan.al

Related Articles

Back to top button