ShowBiz

Si asnjëherë më parë! Ndodh e papritura në koncertin e Taynës(VIDEO)

 

Si asnjëherë më parë, në koncertin e fundit në Taynës fansat kanë filluar të shajnë Serbinë .

Në rrjetet sociale po qarkullon një video të një prej performancave të fundit të këngëtares në Itali. Mirëpo, në një moment të pranishmit kanë nisur të shajnë Serbinë në kor sikurse mund ta shihni në videon e mëposhtme. Duket se situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së artistes.

Skena të tilla nuk janë të panjohur, sidomos në botën e futbollit apo organizimeve të shumta që mund të lidhin vendin tonë me Serbinë. E kaluara dhe problemet e ndryshme politike mes dy vendeve nuk kalojnë pa reagime as nga qytetarët. Megjithatë, një situatë e tillë nuk zgjedh asgjë.

Kohët e fundit Tayna ka mbajtur koncerte të ndryshme në Europë. Prej muajsh ajo nuk ka sjellë asnjë projekt të ri dhe kënga e saj e fundit është “Pijetore” e publikuar në fund të vitit të kaluar. Reperja nuk ka zbuluar asnjë arsye që mund të fshihet pas kësaj pauze por fansat janë të përgatitur për shumë projekte në sezonin veror, siç ajo bën zakonisht.

 

Related Articles

Back to top button